Seancat e pastrimit rritën ndërgjegjësimin e nxënësve të shkollave mbi rëndësinë e pastrimit të mjedisit në tërësi dhe menaxhimit të mbetjeve në veçanti. Gjithashtu, seancat e pastrimit synuan organizimin e aktiviteteve të përbashkëta me prindër, mësues dhe fëmijë mbi pastrimin e mjediseve të shkollave, rrethinave të tyre, lagjeve rreth shkollës, mjedise të tjera rekreative si parqe, apo mjedise për kalimin e kohës së lirë. Mësuesit u përfshinë si aleatë kryesorë në organizimin e aktiviteteve dhe dhënien e mesazheve për një mjedis të pastër. Prindërit, gjithashtu morën pjesë në seancat e pastrimit. U vu re se mamatë ishin më të përfshira sesa baballarët, duke qenë se ata ishin në punë gjatë orarit mësimor.

Në aktivitet morën pjesë 352 fëmijë (129 djem dhe 223 vajza), të cilët së bashku me prindërit dhe mësuesit e tyre pastruan mjediset e shkollës dhe rrotull saj në lagje apo fshat ose në zona të përzgjedhura si parqe. Përveç mësuesve dhe fëmijëve, 55 prindër u bënë pjesë e aktivitetit (48 gra dhe 7 burra).

en_USEnglish

© 2021 Shkollat Për Shëndetin. All Rights Reserved.

Na Ndiqni