Koncepte ushqimit

Çdo ushqim që përgatitet nga gruri, misri, orizi, thekra, elbi,etj i përket grupit të drithërave. Buka, makaronat, drithërat që hahen në mëngjes, pica, qulli, byreku, etj janë shembuj të përdorimit të drithërave. Kultura ushqimore shqiptare mbështetet mbi ushqimet me bazë gruri. Buka, prodhimet e brumërave janë përbërësit kryesor të dietës tonë të përditshme.

Në dietën tonë qumështi dhe djathrat janë një burim i rëndësishëm kalciumi dhe proteinash. Këshilla që i referohet veçanërisht djathit është që të përdoret me kujdes në dietën tonë. Shpesh në e marrim djathin si një ushqim shtesë (p.sh. në fund të një vakti) dhe jo si një pjatë të veçantë. Pana dhe gjalpi megjithëse janë derivate të qumështit nuk hyjnë në këtë kategori.

Frutat në veçanti janë burim më i mirë dhe më i rëndësishëm i vitaminave A dhe C.
Konsumi i përditshëm në forma të ndryshme si të gjalla, apo të gatuara, i siguron organizmit tonë marrjen e lëndëve ushqyese me rëndësi dhe njëkohësisht lejon që të marrim sasi kalorish në dietë brenda vlerave të shëndetëshme. Kjo si rrjedhojë e sasisë së pakët të yndyrnave që kanë dhe në bazë të aftësisë ngopëse që ka ky grup ushqimor. Pra ngrënia e frutave është me shumë rëndësi për mirëqenien tonë.

Në këtë grup, hyjnë të gjitha zarzavatet, që gjenden në forma të ndryshme: të freskëta, të ngrira, të thata, në kuti, apo qese të ambalazhuara. Marrja e përditshme e tyre si të gjalla, ashtu edhe të gatuara i siguron organizmit tonë një marrje të rëndësishme të lëndëve ushqyese dhe i jep një sasi kalorish në dietë brenda vlerave të shëndetshme. Kjo vjen si rrjedhojë e sasisë së paksuar të yndyrnave që kanë dhe për vetinë e tyre të krijimit të ndjesisë së ngopjes. Pra me pak fjalë ngrënia e zarzavateve është shumë e rëndësishme për mirëqënien tonë.

Shumë sheqer është i dëmshëm për shëndetin tuaj, pasi mund të çojë në grumbullimin e yndyrës së dëmshme. Kjo yndyrë mund të shkaktojë shtim në peshë dhe sëmundje serioze si diabeti i tipit 2, sëmundje të zemrës dhe disa lloje kanceri.

sqAlbanian

© 2021 Shkollat Për Shëndetin. All Rights Reserved.

Na Ndiqni